Lajmet

Shërbimi i inteligjencës britanike ka bashkëpunuar me Francën dhe Gjermaninë

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Shërbimi i inteligjencës britanike ka bashkëpunuar me Francën dhe Gjermaninë

Zbulimet e reja mund të nxisnin debatin rreth asaj se sa bashkëfajtorë kanë qenë agjencitë evropiane të spiunimit në vëzhgimin global të NSA-së.

Një analizë e marrë nga The Guaridan hedh dritë për mundësitë teknike të Francës, Spanjës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera, duke sugjeruar që GCHQ i Britanisë vepron si një qendër për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në analizën e vitit 2008, Mbretëria e Bashkuar shpreh admirim posaçërisht për Gjermaninë, e cila së fundi ka reaguar ndaj lajmit për përgjimin e telefonit të kancelares gjermane Angela Merkel nga NSA-ja.

Shërbimi gjerman i inteligjencës kishte “potencial të madh teknologjik dhe qasje të mirë në zemër të internetit” thuhet në të, duke iu referuar siç duket mundësisë për t’i lidhur kabllot me fibra optikë.

Analiza përshkruan po ashtu marrëdhënie të përshtatshme me shtetet e tjera, ndonëse GCHQ ishte e pakënaqur me infrastrukturën e inteligjencës së “prodhuar” nga Italia. Nuk është befasi e madhe që agjencitë e inteligjencës të shteteve aleate janë duke punuar së bashku ose duke shpërndarë informacione, ndonëse këmbëngulja e NSA-së shikon vetëm informacionet e ndjeshme në raste të veçanta.

Duket e pazakonshme për 60 deri në 70 milionë pjesë të të dhënave që janë marrë nga Franca dhe Spanja.

Ndoshta nuk është befasi që dokumentet tregojnë që GCHQ ndihmoi për lobimin në lidhje me ligjet për privatësisë jashtë vendit.

GCHQ shënon që ishte duke ndihmuar agjencitë e inteligjencës gjermane në “kryerjen e rastit për reformim ose ri-interpretim të legjislacionit të përbashkët shumë kufizues në Gjermani” dhe foli për ofrimin e ndihmesës së ngjashme në Suedi dhe Holandë.

“Holandezët kanë disa çështje legjislative me të cilat duhet të punojnë përpara se ambienti i tyre ligjor do t’iu mundësonte atyre që të operojnë në rrugën që vepron GCHQ,” thotë ai. “Ne jemi duke ofruar këshilla ligjore rreth asaj se si jemi, si i kemi shqyrtuar këto çështje për avokatët holandezë.” (PCWorld Albanian)

NSA

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>