Shërbimi i ndërveprimit të imazheve ThingLink vjen në Facebook

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Shërbimi i ndërveprimit të imazheve ThingLink vjen në Facebook

thinglinkTregtuesit kanë zbuluar një mënyrë të re për ti arritur fansat e tyre në Facebook, me anë të imazheve interaktive të krijuar nga ThingLink.

Platforma e famshme e interaktiviteti të imazheve më në fund u shfaq në Facebook. Kjo do të thotë që postimet i lejojnë përdoruesit të ndërveprojnë me përmbajtjen e imazhit.

ThingLink i lejon përdoruesit të rrisin imazhet me lidhje të selektuara nga pjesë të tjera të përmbajtjes. Kur ju jeni në një imazh kryesore shfaqen disa “njoftime” që ju lajmërojnë për prezencën e përmbajtjeve të tjera brenda pjesës.

Pastaj me një klikim përdoruesi mund të hap video të YouTube, klipe dhe uebfaqe të tjera. Pra e gjithë paketa ofron mundësi të mira për publicitete, por në disa raste është një kohë shumë e shkurtër për të bërë përshtypje.

Në nëntor ThingLink u lancçua edhe në Twitter. Që atëherë pjesëtarët e platformës kanë deklaruar që markat janë parë kryesisht pesë herë më shumë se zakonisht.

Pra nëse këto janë rezultate korrekte, atëherë ThingLink është një mjet i nevojshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>