Lajmet

Shërbimi i postës elektronike Gmail mund të jetë në prag të ndryshimeve

May 27 2013
0 Shpërndarje
Shërbimi i postës elektronike Gmail mund të jetë në prag të ndryshimeve

Megjithëse ka bërë një rindërtim madhor para më tepër se një viti, Google mund të jetë duke përgatitur ridizajnimin e Gmail në desktop, Android dhe iOS.

Raportet për pamjen e re të klientit vijnë nga “sytë e shqiponjës” në Android Police, që ka vërejtur shtimin e një elementi të ri në ndërfaqen e përdoruesit për navigim në një sesion në Google I/O në mostrat e dizajnit të Android-it.

Ajo ndryshon mimikat e dizajnit të Gmail-it për iOS dhe Sparrow, klienti qendror për letra në Gmail të cilin Google e bleu gjatë vitit të kaluar. Një përditësim ose ndryshim i Gmail-it për Android mund të ketë kuptim dhe madje mund të ndodhë dhe sipas The Next Web një ndryshim më i madh virtual është përpara për desktop dhe iOS.

The Next Web mori disa pamje që tregojnë që Smart Labels në Gmail të paraqitura gjatë vitit 2011 do të bëhen tabe të ndryshme në pjesën e sipërme të inboxit. Kjo do ta bëjë më të lehtë qasjen në “All Mail” dhe do të zgjidhni të gjithë filtrat si social, reklamat dhe përditësimet.

Nga pamja, duket që do të mund të sillte rregull në inboxet e paorganizuar. Nëse keni shumë “labelë” aktivë në Gmail, atëherë kalimi mes shikimit për ato “labelë” mund të jetë i pavolitshëm.

Përfundon tranzicioni në Outlook.com, transferohen 150 petabajt të dhëna

Ky dizajn me siguri do të mund të përmirësonte gjërat. The Next Web paraqiti po ashtu një pamje që tregonte “smart labes” brenda dritares kryesore të Gmail në Android. Mund të supozojmë që kjo ka gjasë të bartet edhe në iOS. (PC World Albanian)

gmail

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>