Lajmet

Shërbimi Mega tani me aplikacion për iPhone

Nov 29 2013
0 Shpërndarje
Shërbimi Mega tani me aplikacion për iPhone

megaTani që shërbimi për ngarkesë në cloud i Kim Dotcom, Mega,është në dispozicion për publikun, ky shërbim më në fund ka fituar mundësinë që të jetë pjesë e tregut të aplikacioneve për iOS.

Aplikacioni i ri përfshin shumë veçori të njëjta sikur versioni i tij për Android, që ka qenë në dispozicion për këtë sistem operativ më tepër se katër muaj, duke përfshirë vëzhgimin e skedarëve dhe lehtësinë në shkëmbim.

Për momentin ky aplikacion nuk ka mundësi të bëjë sinkronizimin automatik të kamerës, por kjo pritet të vijë në të ardhmen, së bashku me versionin e këtij aplikacioni për iPad.

Çfarë ka tjetër të re për shërbimin Mega? Është në drejtim të lëshimit të mjetit Sync për Windows, Mac dhe Linux në javët e ardhshme, duke marrë më tepër kohë që të përqendrohet në shtim të veçorive të reja të sigurisë dhe dërgimit të porosisë në shërbimin cloud në vitin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>