Lajmet

Shërbimi Nokia Maps së shpejti do të bëhet pjesë e smartfonëve Samsung

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
Shërbimi Nokia Maps së shpejti do të bëhet pjesë e smartfonëve Samsung

_77298725_016_detailShërbimi Nokia Maps së shpejti do të bëhet pjesë e telefonëve inteligjent Samsung. Një marrëveshje midis dy kompanive ka bërë që të vendoset përshtatja e këtij shërbimi edhe për smartfonët e Samsung-ut, duke përfshirë këtu edhe orët inteligjente Gear S.

Kjo lëvizje vjen për shkak se Samsung nuk dëshiron që i gjithë tregu i sistemit operativ Android të zotërohet nga Google.

Shërbimi tashmë ka marrë emrin Here Maps dhe përdoret në faqet si Yahoo, Amazon dhe Garmin duke mundësuar harta online për motorët e kërkimit. Shërbimi i hartave mbulon 190 shtete, ofron navigimin, informacione për turistët dhe detaje për transportin publik.

Hartat gjithashtu mund të shkarkohen në pajisjen tuaja për tu përdorur të pavarura nga interneti. Një version i Here Maps gjithashtu po krijohet edhe për orën inteligjente Gear S. Versioni i përshtatur do të lejojë navigimin nëpërmjet disa paraqitjeve në vogla në ekranin e orës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>