Lajmet

Shërbimi OneDrive për biznese vjen me një dizajn të ri

May 15 2014
0 Shpërndarje
Shërbimi OneDrive për biznese vjen me një dizajn të ri

OneDrive-786x305Microsoft ka përditësuar shërbimin OneDrive për Biznese me një dizajn të ri së bashku me tre veçori të reja. Këto ndryshime konsistojnë në ndërfaqe me kontrollor më të thjeshtë, më një panel të ri Site Folders dhe një kërkim më të mençur i quajtur “Smart Search”.

OBUI_01Fillimisht le të flasim për dizajnin e ri të shërbimit. Një nga gjërat e para që ju do të vëreni është se Recycle Bin në OneDrive për Biznese është zhvendosur për në panelin e majtë të navigimit nga ndërfaqja e uebit.

OBUI_05Gjithashtu, seksioni i ri “About Me” është përditësuar për të theksuar dokumentet dhe njerëzit që keni të përbashkët më personin që po shikon faqen tuaj e treguar në imazhin më lart. Për më tepër, imazhi juaj i profilit tashmë nuk do të shfaqet më në cepin majtas lart të ndërfaqes së One Drive për Biznese, por do shfaqet në të gjithë Office 365 kur është pjesë e shiritit të navigimit në krye të ndërfaqes.

OBUI_02Microsoft ka shtuar një shirit të ri të thjeshtë kontrolli që shfaqet direkt lart punës suaj personale me dokumentet dhe folder-at. Me vetëm një klikim ose prekje, ju mund të krijoni dokumente të reja office, të ngarkoni të dhëna, të filloni sinkronizimin e të dhënave tuaja offline dhe shumë të tjera.

OBUI_03Risia “Site Folders” në pamjen e uebit ju dërgon menjëherë në libraritë e dokumenteve që ju ndiqni. Kjo është pjesë e strategjisë së Microsoft për ta bërë OneDrive për Biznese një vendndodhje të vetme të të gjitha të dhënave tuaja të punës. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, “kutia” e kërkimit është bërë më e mençur.

OBUI_04Tashmë ju mund të filloni të shkruani për të gjetur çfarëdo dokumenti që ju keni ngarkuar ose që është ndarë me ju. Për më tepër, ju mund të merrni edhe veprime të menjëhershme brenda rezultateve të kërkimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>