Lajmet

Shërbimi për biseda të enkriptuara refuzohet nga Apple

Dec 28 2013
0 Shpërndarje
Shërbimi për biseda të enkriptuara refuzohet nga Apple

Shërbimi i bisedës së enkriptuar Cryptocat ka kaluar dy vitet e fundit duke bllokuar të jashtmit që të lexojnë bisedat private. Tani ky shërbim është duke u ballafaquar me një bllokim në dyqanin e aplikacioneve të Apple.

Zhvilluesi Nadim Kobeissi në Twitter vendosi të shkruajë rreth prodhuesit të iPhone dhe iPad për refuzim të padrejtë të Cryptocat për iPhone, softuer që ishte lajmëruar më herët këtë muaj. Kobeissi thotë që ai është nën një marrëveshje si pjesë e programit të zhvilluesve të Apple dhe nuk mund të tregojë hollësi, por thotë që arsyet se pse kompania e ka refuzuar atë ishin “jo legjitime” dhe mund të dëmtonin aplikacionet e ngjashme.

“Njëra nga arsyet për refuzim të Cryptocat për iPhone nga Apple tregon fuqishëm që çfarëdo aplikacioni tjetër për biseda të enkriptuara grupore do të mund të refuzoheshin,” tha Kobeissi në një cicërimë.

Cryptocat ka bërë ndryshime duke ofruar një rrugë të thjeshtë për t’iu mundësuar njerëzve që të bisedojnë duke përdorur enkriptimin në secilën anë të transmetimit të porosive.

Shërbimi fitoi vëmendje ndërkombëtare në kohën e zbulimit të përgjimeve të qeverisë dhe përdorimi i tij në shtete ku shprehja e lirë ishte e kufizuar.

Kjo vjen me disa kosto: Kobeissi thotë që ai ka shkuar përgjatë disa shfaqjes së sigurisë shtesë gjatë udhëtimit; dhe duke u frikësuar nga ndërhyrja e qeverisë kanadeze më herët këtë vit, ai shpërnguli rrjetin e tij tërësisht në një bunker nuklear suedez.

Një gjë që mund t’i bëjë të gjithë kurioz është fakti që Cryptocat tashmë është në dyqanin e aplikacioneve të Apple për OS X, që ka kërkesa të ngjashme për përmbajtje.

Zhvilluesit duhet t’i përmbushin ato rregulla përpara se të shpërndahet softueri tek përdoruesit, ndonëse për dallim nga pajisjet desktop, Apple nuk iu mundëson përdoruesve që të blejnë ose instalojnë softuerë nga diku tjetër në iOS. (PCWorld Albanian)

Screen_Shot_2013-12-27_at_4.38.09_PM_large_verge_medium_landscape

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>