Lajmet

Shërbimi postar në SHBA pranon se ka rënë pre e sulmit te hakerave

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Shërbimi postar në SHBA pranon se ka rënë pre e sulmit te hakerave

postal-service-sign_606Sulmet e hakerave janë një fenomen tepër shqetësues në ditët e sotme. Së fundmi shërbimi postar amerikan, konfirmoi ditën e hënë se është viktimë e një sulmi kibernetik. Si pasojë e kësaj janë të rrezikuara të dhënat e punonjësve të saj si dhe numrat e sigurisë. FBI dhe agjenci të tjera sigurie janë duke hetuar këtë çështje.

Zëdhënësi i shërbimit postar, David Partenheimer tha se të dhënat që janë vjedhur nga hakerat përfshijnë emrat e punonjësve, datat e lindjes, numrat e sigurisë sociale, adresat, kontaktet e emergjencës dhe informacione të tjera të ngjashme. Gjithsesi ai pohoi se të dhënat e konsumatorëve të zyrave postare lokale dhe të faqes online janë të sigurta. Por informacionet e atyre personave që kanë përdorur call center mund të jenë të rrezikuara. Agjencia nuk i ka sugjeruar klientëve të saj që të ndërmarrin ndonjë veprim pasi po merren organet përkatëse. Shërbimi postar nuk dha një numër të atyre që kanë rënë pre e këtij sulmi. Stafi i kësaj agjencie përbëhet nga më shumë se 617.000 punonjës.

Zëdhënësi tha se sulmi është ndaluar dhe se ky shërbim tani funksionon normalisht. Ai shtoi: ‘ Është një fakt shqetësues që çdo organizatë e lidhur me internetin, është një shënjestër për aktivitetin e krimit online. Për fat të keq dhe shërbimi postar ishte pjesë e kësaj ngjarjeje. Por ne po bëjmë të pamundurën për të siguruar të dhënat e punonjësve dhe klientëve tanë.’ (PC World Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>