Lajmet

Shërbimi më i ri i pagesave mobile LG Pay debuton në Qershor

Mar 22 2017
0 Shpërndarje
Ky shërbim do të funksionojë njësoj si Samsung Pay me anë të një teknologjie të quajtur MST (Magnetic Secure Transmission.) Shërbimi më i ri i pagesave mobile LG Pay debuton në Qershor Photo Source: Digital Trends

Shërbimet e pagesave mobile padyshim janë e ardhmja dhe së shpejti do të jenë ndër bizneset më fitimprurëse në botë.

Samsung dhe Apple e kanë kuptuar prej kohësh drejtimin që po marrin format e kryerjes së pagesave dhe lançuar shërbimet respektive Samsung Pay dhe Apple Pay.

Së shpejti të dy do të përballen me një konkurrent të ri sepse edhe LG foli rreth planeve për të lançuar një shërbim të ngjashëm në muajt në vijim.

LG Pay debuton zyrtarisht në Qershor falë një bashkëpunimi të ngushtë me kompaninë Amerikane Dynamics. Shërbimi do të ofrohet së pari në LG G6 përmes një përditësimi softueri.

Ky shërbim do të funksionojë njësoj si Samsung Pay me anë të një teknologjie të quajtur MST (Magnetic Secure Transmission.) Me fjalë të tjera përdoruesit mund të realizojnë pagesa edhe në ato pika ku nuk është i disponueshëm teknologjia NFC.

Në momentin e debutimit LG Pay do të ofrohet vetëm në Korenë e Jugut, shtëpinë e kompanisë. Institucionet financiare të këtij vendi tashmë e kanë mbështetur dhe përqafuar nismën e LG. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>