Lajmet

Shfaqen aplikacionet e reja të Postës Elektronike dhe Kalendarit në ndërtimin më të fundit të Windows 10

Apr 5 2015
0 Shpërndarje
Shfaqen aplikacionet e reja të Postës Elektronike dhe Kalendarit në ndërtimin më të fundit të Windows 10

CBxvubMWMAAW53f

Pas informacioneve të para për ndërtimin e radhës të Vëzhgimit Teknik të Windows me kod 10051, të dhëna të tjera u zbuluan së bashku me disa pamje për aplikacionet e reja të Postës Elektronike dhe Kalendarit. Në fakt ne ishim në dijeni të mbërritjes të dy aplikacioneve të reja në versionin e ardhshëm të Windows 10.

Siç mund ta dini, ndërtimi 10049 i Windows 10 solli shfletuesin e shumë përfolur Spartan tek përdoruesit për testim. Shfletuesi akoma është në një version të hershëm dhe shumë larg asaj që pretendohet të jetë në debutimin zyrtar. Gjithashtu në ndërtimin 10049 erdhën aplikacionet e reja të Muzikës dhe Videove.

Tani Microsoft ka filluar të zbulojë të gjitha risitë e reja të sistemit operativ Windows 10 që duket shumë pranë lançimit. Kompania më herë kishte vënë në dijeni median dhe konsumatorët e Windows do të mbërrijë në 190 shtete këtë verë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>