Harduer

Shfaqen disa fotografi të Samsung Galaxy S4 mini

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Shfaqen disa fotografi të Samsung Galaxy S4 mini

Samsung Galaxy S4 miniSipas disa fotografive të postuara në SamMobile, ndërmarrja Samsung mund të jetë duke përgatitur telefonin e vet të ardhshëm që duket të jetë pasardhësi i Samsung Galaxy S3 mini.

Fotografitë e postuara paraqesin telefonin, që supozohet se është duke u përgatitur, me një gjuhë të njëjtë të dizajnit si smartfoni i lëshuar së fundi, Galaxy S4, por me ekran më të vogël prej 4.3 inçësh.

Përveç që e kanë dizajnin e njëjtë dhe pjesën e parë të njëjtë të emrit, ata dallojnë si për nga madhësia, ashtu edhe për nga pjesët e brendshme, ku Galaxy S4 mini thuhet se do të ketë një dendësi prej 256ppi të piksellëve, në krahasim me versionin Super AMOLED të S4-shit që ka 441ppi, ka sistemin operativ Android 4.2 me ndërfaqen TouchWiz, si dhe një procesor dy-bërthamor prej 1.6GHz në vend të atij katër-bërthamor Snapdragon prej 1.9GHz.

Samsung zbulon Galaxy S 4: Gjithçka që duhet të dini

Nëse këto informacione janë të sakta, atëherë ata që do ta marrin këtë telefon do të mund të shijojnë dizajnin e njëjtë të S4-shit, por jo edhe paraqitjen aq cilësore në ekran, si dhe pjesët me funksionim aq të dëshirueshëm. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>