Lajmet

Shfaqen grafikë me aplikacione Retinë në dyqanin e Apple Mac

Jun 9 2012
0 Shpërndarje
Shfaqen grafikë me aplikacione Retinë në dyqanin e Apple Mac

Për ata që po kërkojnë më shumë të dhëna rreth dyshimeve që kanë se Apple po planifikon të përditësojë nootebook-ët Mac, duhet të shikojnë jo më larg se dyqanet e Apple.

Përdoruesit e zgjuar kanë vënë re se mjeti i dyqanit të Apple Mac i quajtur FolderWatch u përditësua sot që të mbështesë për atë që zhvilluesit e quajnë grafikët Retinë. Apple po planifikon të përditësojë MacBooc Pro 15 inç të tyre si dhe sistemet 11 inç dhe 13 inç MacBook Air në konferencën e javës tjetër. Të gjitha sistemet pritet të marrin trajtimin e ekranit Retinë.

Në Prill, Intel deklaroi se ekranet me cilësinë e Retinës ishin planifikuar të vinin në notebook-ë dhe desktopë në fillim të vitit tjetër. Përderisa kjo nuk zbatohet në Mac Apple, është një tregues se ata mendojnë ku po shkon tregu.

Disa specifika të MacBook janë një proçesor Intel Core i7 Ivy Bridge dhe gjithashtu nga burime të sigurta thuhet se 9 në 5 Mac do të kenë ekranin me Retinë. Me këtë aplikacion të ri, jo vetëm rezolucioni, por dhe çdo ikonë do të ketë një pamje më të qartë dhe thuhet se rezolucioni i tyre do të dyfishohet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>