Harduer

Shfaqen imazhet zyrtare të tabletit Galaxy Tab S 10.5

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Shfaqen imazhet zyrtare të tabletit Galaxy Tab S 10.5

galaxy-tab-s-10-5-in-basin-fotografi-6107531_oImazhet zyrtare të gjeneratës së re të tabletëve AMOLED, të Galaxy Tab S 10.5 e kanë treguar tabletin me detajet e pamjes së jashtme nga çdo cep. Tashmë janë shfaqur imazhet zyrtare të tabletit që tregojnë për një pjesë të pasme prej lëkure. Imazhet e kapura zbulojnë disa detaje interesante. E para, tableti do të ketë një portë microUSB 2.0 ndryshe nga tabletët 12.2 Note Pro të cilët janë të pajisur me një portë microUSB 3.0.

Samsung Galaxy Tab S 10.5 do të ketë bokse stereo në anët e tij, plus edhe mbështetje për kartë microSD. Tableti Galaxy Tab 10.5 mendohet të ketë një ekran Super AMOLED Quad HD me rezolucion 2560 x 1440 pixels i cili do të fuqizohet nga një çip octa core Exynous 5420 i cili në përbërje ka 4 procesorë Cortex-A7 1.3 Ghz dhe 4 procesorë Cortex-A15 1.9 Ghz. Çmimi i tabletit do të jetë afro 565 euro. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>