Harduer

Shfaqen imazhet zyrtare të tabletit Galaxy Tab S 8.4

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Shfaqen imazhet zyrtare të tabletit Galaxy Tab S 8.4

gsmarena_004Pritet që Samsung të prezantojë linjën e re të tabletëve më 12 qershor në New York. Tabletët do të vijnë në versionet 8.4 inç dhe 10.5 inç, të dy me ekrane AMOLED me rezolucion 2560 x 1600.

Ndërsa në internet kanë dalë imazhet e para të Galaxy Tab S 10.5 tashmë është koha të shohim pak nga tableti tjetër 8.4 inç. Si çdoherë imazhet vijnë nga @evleaks dhe shfaqin një pjesë të pasme të tabletit prej lëkure me një dizajn që tashmë jemi familjarizuar të gjithë.

Tableti Samsung Galaxy Tab S 8.4 ka kaluar certifikimin e autoriteteve kineze TENAA. Ashtu siç pritej Samsung Galaxy S 8.4 vjen me një ekran Quad HD AMOLED 8.4 inç, me një çip Exynous 5 Octa, 3 GB RAM dhe Android KitKat.

Falë ekranit AMOLED Samsung është në gjendje ta mbajë pajisjen në një trup të hollë me vetëm 6.5 mm trashësi. Duket se ne tashmë dimë pothuaj çdo gjë rreth linjës Galaxy Tab S përpara prezantimit zyrtar. Akoma shpresojmë që Samsung t’ia arrijë të mbajë diçka të fshehtë dhe të surprizojë përdoruesit më 12 qershor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>