Harduer

Shfaqen në foto imazhe të Nokia Lumia 730 dhe 735

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Shfaqen në foto imazhe të Nokia Lumia 730 dhe 735

Nokialumia730-735Ne jemi duke parashikuar se Nokia do të debutojë me dy smartfonë të rinj në eventin IFA në shtator. Disa foto të publikuara së fundmi kanë dhënë disa informacione të reja mbi këto pajisje.

Fotot u shfaqën në faqen kineze Baidu Tueba. Në këto foto dukej qarte shenja “kundra ujit” në dy smartfonët.

Kjo do të thotë se Nokia do të prezantojë dy produkte: Nokia Lumia 730 dhe Nokia Lumia 735, versioni më i ri. Ky i fundit mendohet të jetë versioni me 4G LTE, ndërsa 730 mendohet të funksionojë me dy karta në rrjetin 3G. Te dy telefonët shfaqen në ngjyrë të bardhë dhe të zezë edhe pse kompania ka konfirmuar se do të jenë dhe në ngjyra të tjera.

Këta telefonë priten të jenë një sukses që do të rrisë goxha shitjet e smartfonëve me sistem operativ Windows. Lumia 730 do të ketë një ekran HD 4.7 inç, një çip Snapdragon quad-core, 1 GB memorie, 8 GB memorie të jashtme dhe kamera 6.7 dhe 5 megapixel. Smartfonët priten të jenë të disponueshëm në treg pas prezantimit në eventin IFA këtë shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>