Harduer

Shfaqen në internet fotot e mundshme të iPhone 5S

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Shfaqen në internet fotot e mundshme të iPhone 5S

Në internet janë paraqitur fotografitë e para të modelit të ri të telefonit të Apple i cili në dizajn duhet të ishte i njëjtë me iPhone 5, por do të ketë harduer më të avancuar.

Edhe pse Apple modelin e ri të iPhone-it e prezantoi para më pak se tre muajve, në internet tashme një kohë po qarkullojnë thashetheme për pasardhësin e tij, iPhone 5S.

Apple thuhet se më herët nga prodhuesit kinez të komponentëve ka porositur pjesët për prototipin e iPhone-it të ri dhe se prodhimi i tij tashmë ka filluar, kurse këtë javë në faqe interneti janë paraqitur fotografitë e para të shtëpizës së iPhone 5S.

Edhe pse nuk është e njohur se a tregojnë këto fotografi modelin e ardhshëm të telefonit të Apple apo bëhet fjalë për fotografi të rrejshme (nga Apple këto thashetheme nuk dëshirojnë ti komentojnë), kohëve të fundit shumica e thashethemeve rreth pajisjeve të reja të kësaj kompanie (si iPhone 5 dhe iPad mini) janë treguar të vërteta, kështu që edhe këto fotografi mund ta tregojnë me të vërtetë prototipin e iPhone-it të ri.

Fotografitë janë publikuar në faqet iPhone5parts dhe etradesupply.com në të cilën thonë se shenjat në pjesën e pasme të shtëpizës (në të cilën në vend të numrave janë shenjat X) sugjerojnë në atë se bëhet fjalë për prototipin e modelit të ri të telefonit dhe se ai duket i ngjashëm, përkatësisht i njëjtë si modeli aktual iPhone 5.

Fotografitë e brendësisë së shtëpizës tregojnë ndryshime të vogla dhe vendosje të ndryshme të disa pjesëve, që do të thotë se sigurisht nuk bëhet fjalë për iPhone 5.

Apple i përgjigjet Android-it: Vjen iPhone-i i lirë

Edhe pse për momentin nuk dihet çfarë risish do të sjellë modeli i ri i telefonit të Apple, shumica e analistëve presin që iPhone 5S me dizajn do të jetë i njëjtë me iPhone 5 dhe se përmirësimet më të mëdha do të jenë në anën harduerike, procesor më i mirë, grafikë më të fortë, ndoshta më shumë memorie pune dhe kamerë më të mirë.

Disa thashetheme të cilat kohë më parë u paraqitën në internet thonë se Apple po përgatit surpriza të mëdha për iPhone 6 (të cilin do të duhej ta prezantonin në qershor apo shtator të vitit 2014) – si për shembull mbushja e baterisë pa tela.

Edhe pse modeli Lumia 920 i prezantuar kohë më parë nga Nokia mbështet mbushjen e baterisë pa tela, ai megjithatë duhet të vendoset në një sipërfaqe të veçantë në mënyrë që bateria të mbushet, kurse për mbushjen e baterisë së iPhone-it të ardhshëm telefoni nuk ka nevojë të vendoset në ndonjë sipërfaqe të veçantë, por vetëm duhet që për mbushje të baterisë telefoni të jetë në afërsi prej një metër nga mbushësi pa tela.

Bie besnikëria ndaj iPhone pas lançimit të iPhone 5

Sa i përket iPhone 5S, thashethemet e mëhershme flasin se Apple mund ta prezantojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por informacionet e fundit thonë se nuk mund ta presim prezantimin e këtij telefoni para qershorit, që do të thotë se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm mund të presim një numër të madh të thashethemeve dhe fotografive të reja të modelit të ri të telefonit të Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>