Lajmet

Shfaqen në Twitter imazhe të iPhone 6 në dy versione: 4.7 dhe 5.5 inç

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Shfaqen në Twitter imazhe të iPhone 6 në dy versione: 4.7 dhe 5.5 inç

gsmarena_002Disa imazhe të supozuara të dy iPhone-ve të ardhshëm kanë bërë xhiron e botës në rrjetin social Twitter duke treguar ekrane 4.7 inç dhe 5.5 inç të pajisjes së shumë pritur. Imazhet ngjasojnë së tepërmi me të tjera që janë shfaqur më parë. Ato tregojnë dyshen e pajisjeve me një dizajn super të hollë që ngjasojnë me iPad Air dhe iPad Mini 2.

Krahasuar me iPhone 5S dhe iPhone 5C, gjenerata e ardhshme e smartfonit do të ketë butonin e ndezjes në anën e djathë me qëllim që pajisja të ketë mundësinë të akomodojë një ekran më të madh. Gjithashtu drita LED e pasme ka një dizajn krejt ndryshe nga aktuali. Apple pritet të zbulojë iPhone 6 dhe iOS 8 nga mesi deri në fundin e muajit shator të këtij viti. (PCWorld Albanian)

gsmarena_001

Lajmet e fundit>