Harduer

Shfaqen shenjat e para një telefoni Lumia të parametrave të lartë me platformën mobile Windows 10

Apr 25 2015
0 Shpërndarje
Shfaqen shenjat e para një telefoni Lumia të parametrave të lartë me platformën mobile Windows 10

lumiaphotos_4-100245858-large

Microsoft nuk do të nxjerrë në shitje një telefon të parametrave të lartë me sistem operativ Windows 10 pa mbërritur stina e Verës megjithëse detajet e tij mund ti marrim vesh shumë kohë përpara.

AdDuplex, kompania e cila ofron një platformë reklamimi në aplikacionet për Windows 8 dhe Windows Phone, tha se kishte gjurmuar një aktivitet të ri nga një telefon i ri Lumia. Detajet janë të frikshme: Ekran 5.7 inç me rezolucion 1080p dhe është ekskluzivitet i Windows 10.

AdDuplex shpeshherë ka rezultuar një burim i besueshëm përsa i përket spekulimeve të hershme. Në muajin Shkurt kompania kishte gjurmuar disa modele të reja buxhetorë Lumia të cilët Microsoft i prezantoi muajin pasardhës.

Vetë Microsoft ka bërë të ditur se nuk do të sjellë një smartfon të parametrave të lartë pa debutuar Windows 10 këtë verë. Ky model i ri Lumia mund të jetë ajo çfarë kompania ka në mendje dhe ajo çfarë konsumatorët kanë vite që po presin.

Javën e ardhshme MIcrosoft do të mbajë konferencën e saj “Build” për zhvilluesit ku do të zbulojë disa detaje të rëndësishme sidomos në lidhje me aplikacionet e platformës Windows. Mbase kompania do të krijojë tek ne një ide të qartë sesi do të ngjasojë ky smartfon i ri me Windows 10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>