Harduer

Shfaqet brendi “Nokia by Microsoft” në një imazh të rrjedhur në Lumia 830

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Shfaqet brendi “Nokia by Microsoft” në një imazh të rrjedhur në Lumia 830

gsmarena_001 (1)Pak ditë më parë u shfaqën imazhe të smartfonëve të ardhshëm të parametrave mesatar nga Nokia. Në imazhin e mëposhtëm po shohim pasardhësin e Lumia 820 dhe besojmë se do të quhet Lumia 830.

Tashmë ky smartfon është shfaqur në disa imazhe nga gjigandi kinez i motorit të kërkimit Baidu. Gjëja më intriguese rreth këtij smartfoni është brendi i ri i quajtur “Nokia by Microsoft” siç mund edhe ta shihni në imazhin e paraqitur.

Javën e kaluar u supozua se diçka e tillë mund të ndodhte, dhe në imazhin e paraqitur ne kemi konfirmimin e parë të këtyre supozimeve. Kështu që “pasojat” e blerjes së Nokia-s nga Microsoft-i po fillojnë të shfaqen ngadalë.

Shumë përdorues dhe analistëve po mendohen se nëse Microsoft ka në plane ta largojë tërësisht brendin Nokia dhe mbase në 1 ose 2 vite do të shohim emrin e Microsoft në smartfonët e tyre.

Derisa kjo të ndodhë lë të fokusohemi tek Lumia 830. Imazhi tregon disa detaje si një kamerë të pasme 13 Megapixel Zeiss. Më herët është folur se do të ketë një ekran 4.5 inç, por tani për tani çdo gjë tjetër mbetet mister. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>