Harduer

Shfaqet Nokia Lumia 530 në median sociale në Kinë

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Shfaqet Nokia Lumia 530 në median sociale në Kinë

gsmarena_001Pasardhësi i Nokia Lumia 520/525, një ndër smartfonët Windows Phone më popullor i prodhuar është shfaqur në rrjetet sociale në Kinë.

Imazhe tregojnë se smartfoni do të ketë butona virtual mbi ekran në vend të atyre fizikë dhe nuk ka kamerë frontale. Nëse këto spekulime duhet të besohen, Lumia 530 do të ketë një ekran 4.3 inç në vend të një ekrani 4 inç të Lumia 520.

Ajo që do te dallojë më shumë këtë smartfon nga paraardhësi është proçesori i cili do të jetë një model i ri Qualcomm Snapdragon 200 së bashku me 512 MB RAM. Smartfoni me shumë mundësi do të ketë versionin 8.1 të platformës mobile të Microsoft Windows Phone. Nuk ka asnjë të dhënë rreth çmimit të këtij smartfoni kur të jetë në shitje, por supozohet të këtë një kosto prej 179 dollarësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>