Lajmet

Shfaqet HP Mini 210

Dec 30 2009
0 Shpërndarje
Shfaqet HP Mini 210

Pasardhës i modeleve Mini 1000 dhe 110 të netbookëve, modeli 210 përmbani si risinë kryesore procesorin më të fundit Intel Atom N450, i cili përmban një adaptor grafik të integruar drejtpërdrejt në processor.

Me sa duket, rishitësi eCost e ka listuar Mini 210-ën me një çmim prej $389 dhe tregon disa modele në gjendje dhe kjo është konfirmuar nga përfaqësuesit e shitjes së dyqanit.

HP gjithashtu jep informata të plota mbi këtë netbook me një menu të plotë që përmban drivera, informacione dhe dokumente të tjera të përdoruesit në faqen zyrtare. Përveç jetëgjatësisë së baterisë, që me modelin e ri të Atom arrin në 8-10 orë, grafika e këtij procesori të ri, Intel Graphics Media Accelerator 3150 është një derivat i adaptorit në përdorur në shumë laptopë më të mëdhenj dhe i aftë më në fund (për netbookët e Intel) për të luajtur video HD në 720p. Për video 1080p, alternativat janë platforma Ion e Nvidia-s dhe chipi Crystal HD i Broadcom.

Lajmet e fundit>