Biznes

Shfaqet premiera e filmit “The Social Network”

Sep 25 2010
0 Shpërndarje
Shfaqet premiera e filmit “The Social Network”

Filmi ka tërhequr një vëmendje të madhe për shkak të asaj që pretendon se tregon tregimin e vërtetë prapa lindjes së ueb faqes së popullarizuar, që tani numëron më shumë se 500 milion përdorues dhe ka një vlerë prej dhjetëra miliarda dollar. Por pavarësisht të gjithave filmi bazohet në një libër që është kritikuar për metodat e raportimit.

Regjisori David Fincher dhe shkruesi i ngjarjes Aaron Sorkin, janë ata që kanë kthyer “The Social Network” në një film të rëndësishëm të Hollywood-it. Filmi është shfaqur në një formë të pazakonshme në kuadër të festivalit 17 ditor që zakonisht prezanton artin në kinema për dallim prej premierave të stilit të Hollywood-it.

Filmi do të shfaqet prej 1 tetorit në tërë SHBA-në, dhe në kuadër të tij bëhet fjalë sesi bashkëthemeluesi i Facebook Mark Zuckerberg është transformuar nga një student inteligjent i Universitetit të Harvardit në pronën më të shtrenjtë të Silicon Valley për krijimin e komunitetit online.

Në të interpretohen skenat e depoziteve të marra nga avokatët e ish mikut më të mirë të Zuckberberg dhe bashkëthemeluesit të Facebook Eduardo Saverin, si dhe ngjarje tjera.

Zukcerberg në anën tjetër, në një moshë prej 26 vjeçare nuk ka marrë pjesë në premierën e ditës së premte, sepse ai ka refuzuar të bashkëpunojë me filmin dhe i ka thënë Oprah Winfrey në emisionin e saj se “Është një film, madje argëtues por jeta nuk ishte kaq dramatike”.

Ai tani sipas Forbes ka vlerë prej 6.9 miliard dollarë, kurse këtë javë bëri të ditur  se do të dhurojë 100 milion dollarë për shkollat në Nju Jersey, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e medieve nga filmi. /pcworld.al

Lajmet e fundit>