Shfaqni ikonat tuaja në mënyrë interaktive me #Homescreen për iOS

Nov 26 2014
0 Shpërndarje
Shfaqni ikonat tuaja në mënyrë interaktive me #Homescreen për iOS

homescreen-798x310Njerëzit kanë dëshirë të shfaqin ekranet e tyre fillestare dhe tani ekziston një aplikacion për ta bërë këtë gjë. Një aplikacion i ri i quajtur #Homescreen nga Betaworks e kap një pamje të ekranit tuaj fillestar në iPhone, e skanon atë dhe më pas e formon një imazh interaktiv të cilin mund ta shpërndani online. Sapo të analizohet imazhi, ju e merrni një lidhje të posaçme për shpërndarjen e atij imazhi interkativ në Twitter.

Pas testimit të këtij aplikacioni, mund të themi që nuk nxjerr një fotografi të përkryer ku disa aplikacione nuk njihen siç duhet, por sidoqoftë paraqet një mënyrë argëtuese për të shpërndarë aplikacionet tuaja të parapëlqyera me shokët. Homescreen është në dispozicion që tani pa pagesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>