Lajmet

Shfletoni uebin në siguri dhe në formë anonime në Mac me CyberGhost VPN

Aug 10 2014
0 Shpërndarje
Shfletoni uebin në siguri dhe në formë anonime në Mac me CyberGhost VPN

e01zzh6hggfyomhx64paGjithmonë ka qenë e mundshme qasja e Mac-ut në CyberGhost VPN, por vetëm me një abonim premium duke përdorur protokollet VPN si PPTP dhe L2TP/IPSec. Përdorimi i klientit të ri është tërësisht pa pagesë dhe nuk kërkon ndonjë rregullim shtesë.

Ju e merrni shifrimin AES 256-bit dhe trafiku juaj nuk regjistrohet. Sidoqoftë, a i ka të njëjtat kufizimet si klienti për PC: një kufi prej pesë orësh dhe një bashkësi më të vogël të serverëve (40 në krahasim me 227) dhe numër të shteteve (16 përballë 24).

Me shtimin e klientit për Mac, CyberGhost VPN tani ka klientë për desktop për OS X dhe Linux. Linux mbështetet përgjatë PPTP, L2TP/IPSec ose OpenVPN. Ekziston edhe një aplikacion mobil për iOS dhe Android.

CyberGhost VPN (PCWorld Albanian)

Tags >

MacUeb
Lajmet e fundit>