Lajmet

Shfletues që udhëtojnë në kohë

Nov 17 2009
0 Shpërndarje
Shfletues që udhëtojnë në kohë

Një bookmark i një faqe web do të hapi gjithmonë faqen më të vonëshme sa herë që e klikoni, kështu e keni të vështirë të gjeni diçka që keni dashur të ruani para pak kohësh. Një mënyrë për tu kthyer prapa në kohë është Wayback Machine e Internet Archives. Këtu, kur shkruani URL-në e një faqejë përballeni me një matricë vitesh dhe datash ku mund të gjeni periudhën kohore të kësajë faqe në të cilën jeni të interesuar. Apo, nëse doni të shikoni përmbajtjen e vjetër të një faqeje në Wikipedia, mund të klikoni në tab-in e historisë.

Është mjaft e ndërlikuar, por nuk duhet të jetë kështu, thotë Herbert Van de Sompel, një shkencëtar kompjuterash në Los Alamos. “Një mënyrë më e mirë për të lundruar webin do të ishte një sistem i cili i jep shfletuesit një mod të udhëtimit në kohë, në mënyrë që të mund të gjejmë shkrime dhe materiale të një periudhe të caktuar pa patur nevojë të lundrojmë nëpër arkiva”.

I quajtur Memento, sistemi i zhvilluar nga Van de Sompel sëbashku me kolegë të Old Dominion University in Norfolk, Virginia, shfrytëzon një funksion të Hypertext Transfer Protocol (HTTP) – sistemi bazë i faqeve web në gjithë botën.

Një ndër funksionet bazë të HTTP qshtë dhe Content Negotiation. Ky është funksioni që hyn në lojë për shembull për të zgjedhur gjuhën; kur hapim një faqe web e cila shfrytëzon këtë funksion, i njejti URL i hapur nga dy shtete të ndryshme, do të afishojë të njejtën faqe, por në gjuhët përkatëse.
“Por Content Negotiation i HTTP” thotë Van de Sompel “nuk kufizohet në zgjedhjen e formateve dhe gjuhëve të ndryshme, ai mund të shfrytëzohet për çdo lloj të dhëne”. Kështu ekipi i tij po i shton një dimension të ri kërkimit të faqeve: datën dhe orën.

Përveç parametrave të tjerë, tashmë është e mundur që nëpërmjet Memento, të kufizohen të dhënat dhe në kohë, kështu që kur kërkoni, mund të specifikoni dhe datën për të kërkuar. Ekipi deri tani ka zhvilluar dhe një shtesë për Firefox dhe mund të provoni gjithashtu dhe një demo të aftësive të Memento.

Lajmet e fundit>