Lajmet

Shfletuesi Chrome do të braktisë Windows XP në fund të 2015

Apr 17 2015
0 Shpërndarje
Shfletuesi Chrome do të braktisë Windows XP në fund të 2015

chrome_pinTë gjithë përdoruesit e Windows XP të shfletuesit Chrome të Google në fund të këtij viti nuk do të kenë mundës të përdorin versionit më të fundit. Ekipi i zhvilluesve të Chrome, lajmëroi ditën e djeshme se se dhe pse ajo kishte planifikuar të ndërpriste mbështetjen për Windows XP këtë muaj, përdoruesit e tij do të vazhdojnë të marrin përditësime të vazhdueshme deri në fund të 2015-tës.

‘Ne e kuptojmë që nuk është e thjeshtë për secilin prej jush të ndryshojë sistem operativ kaq papritur. Miliona përdoruesit vazhdojnë të përdorin Windows XP në kompjuterin e tyre. Ne duam që këta persona të të kenë mundësi zgjedhje kur vjen puna tek shfletuesi prandaj do të vazhdojmë ti ofrojmë një shfletues të sigurt dhe vazhdimisht të përditësuar sic është Chrome, deri në fund të këtij viti’, deklaroi Mark Larson, manaxheri kryesor i shfletuesit Google Chrome.

Windows XP, tashmë një sistem operativ antik, nuk dëshiron të “vdesë”. Miliona njerëz e përdorin atë çdo ditë dhe pse Microsoft nuk ofron më mbështetje për këta konsumatorë që në vitin 2009. Pjesa e tregut të përdoruesve të këtij sistemi operativ është rreth 12-19%. Përdorimi i një sistemi operativ të papërditësuar, përbën një rrezik për të dhënat e përdoruesit. Është mirë të shohësh që shfletuesi si Chrome dhe Firefox vazhdojnë të ofrojnë versione të përditësuara në këtë sistem operativ, kjo është diçka për tu vlerësuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>