Lajmet

Shfletuesi Chrome në iOS tashmë me kod të hapur

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Google njoftoi se aplikacioni iOS i shfletuesit Chrome do të jetë me kod të hapur nga dita e sotme. Ndërsa shumica e shfletuesve kanë qenë me kod të hapur, kur bëhet fjalë për iPhone dhe iPad historia ndryshon. Shfletuesi Chrome në iOS tashmë me kod të hapur Photo Source: Chrome

Të gjithë shfletuesit iOS duhet të ndërtohen bazuar në WebKit e Apple. Me fjalë të tjera shfletuesit janë e njëjta gjë po ndryshon vetëm pamja.

Konkretisht nëse Apple vendos bllokimin e një shtojce, kjo vlen për të gjithë shfletuesit pavarësisht politikave që ato ndjekin në platforma tjera.

Kodi do të zhvendoset në depon e Chromium. Kjo do të thotë se zhvilluesit mund të ndërtojnë shfletues për iOS bazuar në Chrome.

Sipas Google, gjigandi i motorit të kërkimit ka bërë përpjekje të shumta për të arritur në këtë pikë ku Chrome për iOS kalon në Chromium. Si rezultat zhvillim i uebaplikacioneve do të jetë një proces më i shpejtë.

Ndërtimi i një shfletuesi bazuar në Chromium për iOS është shumë më i komplikuar sesa një versioni desktop shkruajnë instruksionet në faqen e Chromium. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>