Lajmet

Shfletuesi Chrome udhëheq me bllokimin e sulmeve phishing

Dec 1 2012
0 Shpërndarje
Shfletuesi Chrome udhëheq me bllokimin e sulmeve phishing

Sulmet phishing janë një kërcënim mjaft i shpeshtë sot në internet , por në mesin e shfletuesve, Chrome i Google, bën punën më të mirë në parandalimin e tyre.

Kjo është sipas një studimi të fundit nga ndërmarrja hulumtuese e sigurisë, NSS Labs, rezultatet e të cilit ishin publikuar të mërkurën.

“Mesatarja e vlerës për kapje të URL-ve phishing për shfletues gjatë periudhës prej 10 ditësh testimi shkonin nga 90 për qind për Firefox (versioni 15) në 94 për qind për Chrome (versioni 21)”,- shpjegoi NSS në raportin e vet. Tabela më poshtë tregon rezultatet e ndërmarrjes.

Sulme të projektuara shoqërore

Natyrisht, duke e ditur që studimi kishte një hapësirë të gabimit prej rreth 2 %, ndryshimi në mesin e shfletuesve në dimensionin e phishing-ut nuk është i habitshëm.

Sipas NSS “ duhen marrë parasysh faktorët e tjerë, si maluerët e projektuar shoqëror që bllokojnë mundësitë, për ndryshime cilësore në efikasitetin e sigurisë së shfletuesve.”

Muajin e kaluar, në fakt, ndërmarrja publikoi një raport të ndarë duke u përqendruar në sulmet e projektuara shoqërore. Sipas rezultateve të atij studimi, Internet Explorer 10 udhëhoqi me një vlerë të bllokimit të sulmeve me 99.1 për qind, i ndjekur nga Chrome 21, me 70.4 për qind. Firefox 14 dhe Safari 5 çaluan mjaft në këtë anë, që të dy duke bllokuar më pak se 5 për qind të rasteve, siç është treguar në tabelën më poshtë.
50,000 faqe phishing çdo muaj

Sulmet e projektuara shoqërore dhe sulmet phishing janë dy kërcënimet më të mëdha që ballafaqojnë përdoruesit e internetit sot, tha NSS.

Afërsisht 50,000 faqe phishing tani gjenden çdo muaj, në krahasim me më pak se 40,000 në vitin 2011.

Sfida e madhe e shfletuesve tani është në gjetjen dhe bllokimin e faqeve phishing, thotë NSS, pjesërisht duke e ditur që koha mesatare e operimit për faqet e lidhura me sulmet phishing në vitin 2012 është vetëm 23 orë, që paraqet një rënie nga një vlerë e lartë prej 73 orëve në vitin 2010.

“Me faqet phishing tani duke qarkulluar në një ritëm më të shpejt, është gjë kritike që shfletuesit të identifikojnë dhe bllokojnë faqet më shpejt”,- shpjegon NSS.

Në atë dimension, Firefox 15 kishte kohën më të shpejt të bllokimit të vetëm 2.35 orëve, derisa të tjerët shkonin nga 5.38 në 6.11 orë. Vlerat e bllokimit zero-orësh për shfletuesit e testuar kundër URL-ve të reja keqdashëse shkonin nga Chrome 21, në 53.2 për qind, deri në 79.2 për qind në Safari 5.

Raporti i plotë i NSS Labs mund të shkarkohet në formatin PDF nga faqja e ndërmarrjes. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>