Lajmet

Shfletuesi i fundit i Google për Android premton navigim më të shpejtë

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Shfletuesi i fundit i Google për Android premton navigim më të shpejtë

Navigimi më i shpejtë në ueb dhe konsumimi sa më i ulët i megabyte-ve janë dy nga temat që i interesojnë më tepër çdo përdoruesit Android. Prandaj Google i ka kushtuar rëndësi të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të shfletuesit Chrome, duke e optimizuar atë edhe më mirë për dy çështjet e mësipërme.

Versioni i fundit Beta i Chrome për Android, i cili është i disponueshëm që prej ditës së martë, përfshin një karakteristikë eksperimentale për kompresimin e të dhënave. Sipas Google, kjo karakteristikë do të reduktojë madhësinë e të dhënave të shkarkuara nga interneti me deri në 60% në disa faqe të caktuara.

Sistemi punon duke dërguar pjesën më të madhe të kërkesave ueb përmes një proxy server, i cili qëndron mes shfletuesit të përdoruesit dhe ueb serverit destinacion. Serveri operon me SPDY, një protokoll i zhvilluar nga Google për të reduktuar madhësinë e të dhënave ueb që shkarkohen në pajisjen e përdoruesit.

Ndër marifetet e vogla janë kompresimi i tekstit, dërgimi i kërkesave të shumëfishta në ueb server si dhe konvertimi i imazheve në një format më efikas të quajtur WebP. Ky i fundit, gjithashtu i zhvilluar nga Google, redukton madhësinë e imazheve me 26% krahasuar me PNG (Portable Network Graphics) si dhe 25% – 34% krahasuar me formatin JPEG.

Formati suportohet aktualisht nga Chrome, Opera dhe Android versioni 4.0 “Ice Cream Sandwich.” Gjithashtu mund të shtohet në Internet Explorer me Chrome Frame plug-in. Sistemi funksionon si me lidhjet jo të sigurta që përdorin protokollin HTTP, ashtu edhe me ato të sigurta (HTTPS). Një avantazh shtesë është se lidhjet jo të sigurta mund të enkriptohen përmes përdorimit të SSL (mes telefonit dhe proxy-t).

Firefox do të fillojë të bllokojë automatikisht “cookies” nga palët e treta

Njëkohësisht funksionon edhe “Google Safe Browsing” (navigimi i sigurt), që ju mbron kundrejt malware-ve dhe sulmeve phishing. Përdorusit mund ta gjejnë versionin beta duke klikuar këtë link.

Internet Explorer 10 vjen për Windows 7

Pas instalimit, sistemi duhet të aktivizohet. Kjo mund të bëhet duke shkuar në shfletues tek “chrome://flags” dhe duke vendosur “on” “Experimental Data Compression Proxy”. (PCWorld Albanian)

chrome android

Lajmet e fundit>