Lajmet

Shfletuesi Internet Explorer po “vdes”, por mos festoni akoma

Mar 20 2015
0 Shpërndarje
Shfletuesi Internet Explorer po “vdes”, por mos festoni akoma

bee67a70-ed6e-4819-949d-067f0b6d5ea9-bestSizeAvailableMe siguri të gjithë e njihni shfletuesin Internet Explorer dhe ka mundësi të keni dëgjuar kohët e fundit raporte të ndryshme që zbulojnë se ky shfletues nuk do të jetë më i disponueshëm. Duhet t’ju themi se realisht këto raporte janë të ekzagjëruara po ato janë bazuar në vendimin e Microsoft për të mos përdorur Internet Explorer në sistemin e ri operativ Windows 10 i cili do të lançohet këtë verë. Por cila është e vërteta që ndodhet pas gjithë këtyre supozimeve?!

Përkrah Windows 10 është përfolur shumë dhe për një shfletues të ri të koduar nën emrin “Project Spartan”. Ai është i ndërtuar pjesërisht i bazuar në kodin e përdorur dhe në shfletuesin IE. Por Spartan nuk do të jetë kompatibël më ueb aplikacionet e vjetra dhe shërbimet që janë ndërtuar posaçërisht për IE, ku përfshihen shumica e aplikacioneve të bazuara në ueb që përdoren nga bizneset për qëllime administrative.

Hyrja e shfletuesit Spartan në treg nuk do të thotë se Internet Explorer do të zhduket, ai do vazhdojë të jetë i disponueshëm në Windows 10, Windows 8, Windows 7 dhe Windows Vista. Ka të ngjarë që pjesa më e madhe e bizneseve dhe fansat të IE mos ta ndërrojnë atë me shfletuesin Spartan. Një zëdhënës i Microsoft deklaroi se Internet Explorer do vazhdojë të jetë i disponueshëm sidomos për korporatat. Ajo që nuk dihet akoma është se si do të quhet ky shfletues i ri që do të prezantohet përkrah Windows 10 këtë verë. Kreu i marketingut të kompanisë, Chriss Capossele deklaroi se ekipi është duke kërkuar një emërtim për Projektin Spartan.

Kjo nuk do të thotë që duhet të largojmë vëmendjen nga IE 12. Ndryshimi i kodit që ka aplikuar Microsoft në këtë version simbolizon një hap të madh përpara. Por duke e parë nga një këndvështrim tjetër, ofrimi i mbështetjes për çdo softuer Windows është cilësuar në të njëjtën kohë si fuqia dhe dobësia më

e madhe e Microsoft. Kjo ka sjellë dhe kufizimin e inovacionit të kompanisë. Apple bëri të njëjtën gjë kur lancoi OS X në mars të vitit 2001 i cili zëvëndësoi versionin e vjetër OS 9. Zhvilluesit u detyruan të rishkruanin kodin. E gjitha kjo rezultoi të ishte një eksperiencë negative e cila shkaktoi largimin e shumë përdoruesve. Një lëvizje e tillë nga Microsoft ka për të qënë akoma më e dhimbshme për kompaninë, zhvilluesit dhe përdoruesit e saj por kjo mund ta ndihmojë atë për t’ju rikthyer sërisht inovacionit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>