Softuer

Shfletuesi më i shpejtë në botë për iPad

Feb 23 2012
0 Shpërndarje
Shfletuesi më i shpejtë në botë për iPad

Aplikacioni OnLive Desktop Plus përfundimisht ka arritur për përdoruesit për ta shkarkuar sot, disa vite pas zhvillimit. Aplikacioni përdor shërbimin cloud të OnLive – që ndërmarrja gjithashtu e përdor për të mundësuar lojëra “high-end” për kompjuterët “low-end” – për të mundësuar përdorimin e aplikacioneve për desktop si Microsoft Word në iPad. Shërbimi me pagesë vjen i paketuar me shfletuesin e uebit Internet Explorer që mund të bartë të dhëna të madhësisë 1gigabit gjatë sekondës dhe mund të përballojë aplikacionet e mundësuara nga Adobe Flash, që normalisht nuk funksionojnë në pajisjen iPad.

Një skedar me madhësi prej 50 MB nga ngarkesa në cloud mund të shkarkohet për më pak se një sekondë. E tërë kjo mundësohet nga teknologjia e ofruar nga shërbimet cloud të OnLive.

“I tërë koncepti jonë i asaj që mendojmë ne se është e mundshme në ueb do të ndryshojë,” tha shefi ekzekutiv i OnLive, Steve Perlman, për VentureBeat. “Gjëja interesante është që ne kemi një drejtim të ri në informatikë dhe atje janë shumë drejtime të ndryshme që mund të marrim. Një nga rezultatet është një shfletues qesharak i shpejtë i uebit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>