Softuer

Shfletuesi Opera aprovohet për iPhone

Apr 13 2010
0 Shpërndarje
Shfletuesi Opera aprovohet për iPhone

Aplikacioni pa pagesë, për të cilin prodhuesi i saj Opera thekson se shfleton webin gjashtë herë më shpejtë sesa shfletuesi Safari iAple, është ofruar në treg gjatë ditës së sotme përmes dyqanit online të Apple, App Store.

Paralajmërimi është paraqitur pas spekulimeve në lidhje me atë nëse Apple do të aprovojë apo refuzojë aplikacionin. Kompania ka pasur mjaft vështirësi duke refuzuar aplikacione të jashtme që konkurrojnë me softuer të krijuar nga Apple që veçse gjendet në iPhone.

“Ne jemi të nderuar t’i ofrojmë përdoruesve të iPhone dhe iPod Touch një eksperiencë të shkëlqyer shfletimi me aplikacionin Opera Mini “ tha Lars Boilesen, CEO i Opera Software. “Ky aplikacion është një hap tjetër para drejt cakut të Opera-së për të sjellë webin tek më shumë njerëz në më shumë vende”.

Opera ka theksuar se shfletuesi i saj lëviz më shpejt duke kompresuar gati 90% të të dhënave në një web faqe para se ta përpunojë atë. Gjersa nuk punon mirë me funksione të komplikuara online, në anën tjetër mundëson një lexim të thjeshtë të webit shumë më të shpejtë, ka bërë të ditur Opera.

Në tregun e smartphone-ve, Opera veçse ofrohet për platformat Blackberry, Windows Mobile, Palm dhe Android.

Opera Mini gjithashtu punon në platformën Sybmian dhe është e shpërndarë me të madhe në pajije të ndryshme mobile, duke pasur në total mbi 50 milion përdorues në muaj anembanë botës.

Nëse posedoni iPhone, web shfletuesin Opera Mini për iPhone mund ta shkarkoni pa pagesë nga iTunes.

Lajmet e fundit>