Lajmet

Shfletuesi Opera i bazuar në Chromium tashmë i disponueshëm edhe në Linux

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
Shfletuesi Opera i bazuar në Chromium tashmë i disponueshëm edhe në Linux

linux-23-1024x707-730x504Për të surprizuar disa, Opera ka lëshuar një version të ri të shfletuesit të saj për sistemet operative të bazuara në Linux. I disponueshëm për tu shkarkuar që tani, versioni më i fundit Opera për Linux ishte 12.16, pothuaj një vit më parë, i cili nuk përfshinte asnjë nga veçoritë e reja më të fundit që kemi parë në platformat e tjera.

Opera ndaloi së përditësuari shfletuesin për Linux kur braktisi motorin e saj të pasqyrimit brenda shfletuesit në favor të asaj të Chromium. Tashmë, një version Opera 24 bazuar në Chromium është i disponueshëm për tu shkarkuar për zhvilluesit.

Kompania tha në një postim në blog se ka qenë duke testuar ndërtimin e ri ekskluzivisht në versionin 64 Bit Ubuntu Linux duke funksionuar në Shellin e Unity dhe Gnome. Megjithëse mund të funksionojë edhe në sistemet e tjera Linux, mbështetja e vazhdueshme nuk është e garantuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>