Shfletuesi i Samsung vjen për të gjithë përdoruesit e telefonëve Android

Oct 31 2017
0 Shpërndarje
Me bllokuesin e ri, Samsung barazohet me rivalët. Apple së fundi filloi bllokimin e gjurmimit në versionet mobile dhe desktop të Safari. Shfletuesi i Samsung vjen për të gjithë përdoruesit e telefonëve Android

Shfletuesi i Samsung tashmë është i disponueshëm për të gjithë telefonët Android 5.0 ose më shumë.

Së bashku me përditësimin e ri, Samsung Internet do të pajisjet edhe me një bllokues të gjurmimit.

Përdoruesit e telefonëve të tjerë Android mund të gjejnë shfletuesin e Samsung në Play Store. Më përpara ky shfletues ishte i disponueshëm vetëm për pajisjet Samsung, Google Nexus dhe Pixel.

Shtojca e re e shfletuesit bllokon gjurmuesit e fshehtë duke ju mbrojtur privatësinë.

Këtë funksion mund ta aktivizoni nga menuja e përfaqësuar nga një ikonë me tre pika vertikale e nëse jeni në “Secret Mode”, bllokuesi do të jetë i aktivizuar automatikisht.

Shtojcat është e mundësuar nga Disconnect, një kompani për mbrojtjen e privatësisë e cila ka zhvilluar edhe një shtojcë për bllokimin e reklamave në Samsung Internet.

Me bllokuesin e ri, Samsung barazohet me rivalët. Apple së fundi filloi bllokimin e gjurmimit në versionet mobile dhe desktop të Safari.

Në versionin e ri Samsung gjithashtu solli Night Mode, për të reduktuar lodhjen e syrit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>