Lajmet

Shfletuesi Spartan në Windows 10 është gati për tu testuar nga të gjithë

Mar 31 2015
0 Shpërndarje
Shfletuesi Spartan në Windows 10 është gati për tu testuar nga të gjithë

project-spartan-screencapVersioni më i fundit paraprek teknik i Windows 10 ka mbërritur dhe së bashku me të ka mbërritur dhe një paraqitje e Projektit Spartan, shfletuesi i ri i cili pritet të zëvëndësojë Internet Explorer. Ky shfletues përdor një motor të ri përpunimi i cili ofron më shumë shpejtësi, performancë dhe funksionalitet.

Një nga karakteristikat më inovatore të këtij shfletuesi është mundësia që ai i jep përdoruesit për të shkruar direkt në një uebfaqe, ti shpërndani shkrimet tuaj direkt përmes emailit, rrjeteve sociale apo ti ruani ato automatikisht në OneNote. Ky version ofron gjithashtu mbështetjen për asistentin virtual të Microsoft, Cortana. Cortana do t’ju japë detaje ekstra për atë që ju jeni duke kërkuar si dh do t’ju ndihmojë të dini çfarë të kërkoni bazuar në bisedat tuaja me të. Përveç kësaj ky ndërtim ofron gjithashtu një metodë leximi që të rrit përqëndrimin, diçka kjo familjare për ju nëse keni përdorur aplikacione si Pocket apo Reader View në Safari. Në Spartan do të keni një listë të gjerë titujsh ku ju mund të zgjidhni të lexoni atë që ju tërheq më shumë.

Nëse doni të provoni eksperiencën që ofron shfletuesi Spartam, nxitoni të shkarkoni versionin më të fundit të paraqitjes teknike të Windows 10 ndërtimi 10049 përmes Windows Update. Por kini parasysh që kjo është një paraqitje fillestare ndaj mund mos të gjeni të gjitha karakteristikat e lartpërmendura edhe prisni të hasni probleme të vogla. Aktualisht Projekti Spartan është i disponueshmë vetëm për versionet desktop të Windows 10, pra mund të testohet vetëm nga një kompjuter dhe jo nga një Windows Phone. Nëse nuk jeni regjistruar akoma në programin Microsoft Insider drejtohuni në faqen Microsoft, seksioni Windows Insider për t’ja filluar. Përdorimi i këtij versioni testimi të Spartan do të jetë plotësisht falas për testuesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>