Lajmet

Shfletuesi Spartan po fillon të marrë formë, publikohen imazhe të tij

Jan 10 2015
0 Shpërndarje
Shfletuesi Spartan po fillon të marrë formë, publikohen imazhe të tij

spartan-browser-blue_storyMicrosoft është duke punuar në një shfletues të ri për Windows 10, dhe nëse ju keni ndjekur artikujt e PCWorld Albanian të mëparshëm do të mbani mend një të tillë ku thuhej se krahas Internet Explorer do të ishte një shfletues tjetër modern i quajtur Spartan dhe do të karakterizohej nga një ndërfaqe e re me veçoritë më të fundit. Më vonë nga raportet në internet u tha se shfletuesi do të kishte një motor të ri përpunimi i quajtur Trident. Tashmë shfletuesi është shfaqur në disa imazhe në ueb, por akoma është një mister.

screen_shot_2015-01-07_at_11.39.36_am_storyPak ditë më parë u publikuan disa foto të rreme, ndërsa tani besojmë se kemi të bëjmë me një imazh autentik të shfletuesit. Ndërfaqja ngjason së tepërmi me Chrome dhe Firefox, dhe është shumë ndryshe nga shfletuesit Internet Explorer që jemi mësuar të shohim. Vërejtëm se në krye kemi të bëjmë me panele në formë të “tab-eve” katrore të uebfaqeve të vizituara të cilët qëndron mbi panelin e kërkimit. Secili “tab” ka një “X” të shtuar që shërben për mbylljen e menjëhershme të tij. Përveç këtyre mund të vëreni edhe butonat standard të navigimit në ueb.

screen_shot_2015-01-06_at_3.13.32_pmNë të djathtë të shfletuesit gjërat bëhen më interesante. Në fundin e panelit të kërkimit gjendet një buton i cili aktivizon modalitetin e leximit të thjeshtuar ,“Reading Mode”, të cilin besojmë se një pjesë e madhe e juaja jeni të familjarizuar përmes smartfonëve tuaj. Ngjitur me këtë buton ekziston një ikonë direktorie dhe shpërndarjeje e cila e bën më të lehtë për të shpërndarë përmbajtjet përmes rrjeteve sociale tuaja të preferuara madje ta dërgoni edhe me e-mail. Më në të djathtë do të vëreni tre “pika” të cilat hapin panelin e cilësimeve të shfletuesit.

Shfletuesi Spartan zhvendos çdo element në krye të shfletuesit. Kjo do të thotë se shkrimi dhe përmbajtjet e shfletuesit do të shtrihen nga njëri skaj në tjetrin duke mbushur tërësisht hapësirën. Në imazhet e paraqitura në këtë artikull Spartan është akoma një ndërtim i hershëm. Sipas raportimeve nga Neowin, shfletuesi duket të jetë goxha i shpejtë dhe mjaft praktik. Gjersa të kemi një konfirmim zyrtar të imazheve dhe mbase edhe vetë shfletuesin, qëndroni në kontakt me PCWorld Albanian dhe nëse kemi ndonjë të re padyshim që do e përcjellim edhe tek ju menjëherë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>