Lajmet

Shfletuesi Tor po zhvillon një dërgues anonim të mesazheve në çast

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Shfletuesi Tor po zhvillon një dërgues anonim të mesazheve në çast

lock3_large_verge_medium_landscapeTor është përpjekur për ta bërë më të lehtë përgjatë viteve shfletimin e uebit në formë anonime dhe tani është duke punuar për ta bërë sa më të thjeshtë edhe bisedimin anonim. Tor për momentin është duke punuar në një aplikacion të sigurt për dërgim të porosive për desktop që automatikisht do të dërgojë porositë e enkriptuara përgjatë rrjetit të vet anonim. Dërguesi në çast i porosive mund të jetë në dispozicion si aplikacion në vete ose si pjesë e përfshirë në pakon e shfletuesit Tor, një aplikacion që iu mundëson përdoruesve me lehtësi ta lëshojnë Tor-in dhe të fillojnë ta bëjnë shfletimin e uebit në formë anonime.

Dërguesi në çast është ende në fazat e hershme të planifikimit, por zhvilluesit e Tor-it janë të përgatitur për ta kryer këtë projekt. Dërguesi do të jetë i brenda-ndërtuar në Instantbird, që është një dërgues ekzistues i porosive me burim të hapur dhe zhvillimi do të përfshijë në masë të madhe enkriptimin e dërgimit të porosive jashtë protokollit, gjë e cila e bën dërgimin e mesazheve të veta tek Tor-i dhe largimin e disa gjurmëve të automatizuara dhe veçorive të raportimit. Tor shpreson që ta përfundojë hapin e parë të punës në aplikacion në fund të marsit, por nuk ofron ndonjë kohështrirje se si pritet të zhvillohet më tej projekti nga aty.

Uebfaqja e zhvilluesit të Tor-it, ku projekti ishte vërejtur së pari nga The Daily Dot – tregon që mund të ketë edhe auditorë të pavarur të cilët vlerësojnë sigurinë e implementimit të Instantbird dhe Tor-it. Tor po ashtu planifikon që ta ketë aplikacionin të përkthyer në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë gjuhën arabe dhe farsi, për ta bërë atë të qartë për një llojllojshmëri të aktivistëve të cilët mund të ballafaqohen me dhunë ose ndjekje për veprimtaritë e tyre. Ka pasur shumë aplikacione të bisedave që kanë premtuar siguri – dhe madje një dërgues që punon me Tor, por prania e një dërguesi të tillë në pakon e cila njihet për anonimitet online do të mund të ishte një shtojcë e madhe për njerëzit që provojnë të komunikojnë përgjatë regjimeve kufizuese. (PCWorld Albanian)

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>