Lajmet

Shfletuesi UC Web kalon 500 milion përdorues në gjithë botën

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Shfletuesi UC Web kalon 500 milion përdorues në gjithë botën

ucweb-786x305Blerja më e fundit e Facebook-ut të shërbimit të shkëmbimit të mesazheve WhatsApp për 19 miliardë dollarë ka zgjuar nga “gjumi” shumë kompani në perëndim që po ndërtojnë bizneset e tyre në tregjet globale. Zhvillimi i shfletuesit UC Web është një tjetër kompani që tashmë shfaqet në “radarët” e gjigantëve. Kompania kineze dha një arsye të fortë për të shikuar nga bizneset e saj, me shfletuesin e saj UC Browser që i ka kaluar 500 milion përdorues, sigurisht që ata numërojnë përdorues aktivë madje edhe më shumë sesa disa shfletues të tjerë mjaft popullor si Opera e cila kishte 270 milion përdorues aktivë në dhjetor të vitit të shkuar.

Shfletuesi UC Browser është më popullori në Kinë dhe në Indi, ku pretendojnë për një pozicion dominues në pjesën e tregut respektivisht 65 % dhe 32 %, por gjithashtu kompania pretendon se ka patur rritje edhe në tregje të tjera si në Rusi, Vietnam, Indonezi dhe më interesantja në SHBA. Kompania me eksperiencë 9 vjeçare pretendon se aplikacioni i saj ka të paktën 10 % të tregut në 10 shtete në mbarë botën. Në imazhet e mëposhtme do të vëreni se ka një rritje të konsiderueshme dhe ato shifra nuk janë thjeshtë statistika të tregut.

Mesa duket UC Browser po rritet më një ritëm mjaft të shpejtë, ku arriti 400 milion përdorues të regjistruar në dhjetorin e vitit 2012, kështu që i bie që 100 milion përdorues të jenë shtuar vitin e kaluar, pikërisht atëherë kur kompania po u mundonte të hynte në tregun amerikan.

 

 Pse UC Browser po rezulton kaq i suksesshëm?

Kompania flet për Alibaba, firma “e-comerce” që ka investuar 215 miliard dollarë në aplikacionin e saj të shkëmbimit të mesazheve Tango”. Të dhëna të tjera hedhin hipoteza se është investuar dy herë në kompaninë në fjalë nga themeluesi  i saj Jack Ma, por që aksionet e tij nuk janë bërë të ditura. Ndërsa shfletuesi UC Browser ka një politikë lokalizimi për çdo përhapje në çdo treg të ri. Kjo do të thotë se zyrat lokale në çdo shtet bashkëpunojnë me vendet ku janë. Për shembull, në Indi kompania ka në plan të punësojë rreth 100 punonjës me kombësi indiane.

Pra vetë produkti mbase është më i krahasueshëm më Opera-n, një tjetër zhvillues shfletuesish që ka adoptuar këtë fokus në tregjet në zhvillim. Shfletuesi UC Browser përdor një teknologji për të minimizuar koston në ueb dhe koston shkarkimit e cila veçanërisht është shumë e rëndësishme në Azi, ku shumica e kompanive ofrojnë oferta me parapagim. Në këtë shfletues po ashtu ka edhe një dyqan Uebi I bazuar në HTML5.

Gjithashtu në të njëjtën mënyre si aplikacioni i mesazheve Kik që po eksploron mundësitë që të ofron uebi, UCWeb e ka përqafuar gjithashtu këtë iniciative. Zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione uebi që mund të instalohet në shfletuesin UC Browser. UCWeb thotë se aktualisht po punon me rreth 5000 partnerë, ku janë të përfshirë, ofrues të shërbimeve, zhvillues, firma të lojërave dhe E-commerce.  Kompania duke pasur kaq shumë përdorues aktiv, rreth gjysmë miliard, ata po fokusohen në ofrimin e shërbimeve dhe përmbajtjeve online. “Misioni ynë është t’iu ofrojmë përdoruesve më shumë sesa një mjet për shfletim në ueb, por gjithashtu një platformë e pajisur me përmbajtje të pasur dhe shërbime të zhvilluara veçanërisht për përdorues të rajoneve apo shteteve përkatëse.

Kompania kohët e fundit ka krijuar edhe një degë të shfletuesit të saj, bëhet fjalë për një shfletues të dedikuar për televizorët e mençur e cila ka për qëllim kryesisht tregun amerikan ku dhe kompania ka hapur një zyrë të vogël në Kaliforni. (PCWorld Albanian)

Tags >

UCWeb
Lajmet e fundit>