Siguri

Shfletuesit e celularëve sjellin sërish kokëdhembje

Mar 6 2009
0 Shpërndarje
Shfletuesit e celularëve sjellin sërish kokëdhembje

altGjenerata e re e shfletuesve të ueb faqeve do t’u krijojë kokëçarje të madhe departamenteve të IT, duke shkaktuar probleme të mëdha sigurie.

Por lajmi i mirë është se shumë nga këto probleme tashmë janë të njohura për desktop kompjuterët. Një anketë online e bërë nga F-Secure gjatë muajit dhjetor, zbuloi se 30 përqind e përdoruesve amerikanë dhe kanadezë të celularëve, qasen në internet gjerësisht, ngjashëm si me regjionet e tjera.

Si shembull, kompania AT&T ka raportuar rritje të numrit të përdorimit të të dhënave ndër abonentët e iPhone, të cilët kanë përdorur shfletuesin Safari.

Ajo që është për t’u brengosur është se dy të tretat e përdoruesve të Amerikës Veriore (83 përqind e të anketuarve) thanë se nuk përdorin asnjë softuer për sigurinë e telefonit.

Kjo pakujdesi e përdoruesve vjen pikërisht në kohën kur përdorimi i internetit duke përdorur shfletuesit për celularë, rritet jashtë mase.

Sipas ekspertëve, departamentet për IT duhet të përqendrohen në tre fusha: vlerësimin e sigurisë e tipareve të shfletuesve të celularëve si dhe sistemit operativ; të punuarit me përdoruesit në praktikat për shfletime të mençura e të sigurta; si dhe krijimin e një sistemi solid menaxhues të pajisjeve. 

 

Lajmet e fundit>