Lajmet

Shfletuesit mobil: Chrome rritet, Opera po zhduket, Safari dominon

Dec 5 2012
0 Shpërndarje
Shfletuesit mobil: Chrome rritet, Opera po zhduket, Safari dominon

Google Chrome për desktop është paraqitur në vitin 2008 dhe për një kohë të shkurtër u bë aplikacion shumë i popullarizuar për shfletimin e internetit, kurse më herët gjatë këtij viti e kaloi Internet Explorer-in për nga fusha e përdorimit.

Google Chrome ëshë ende produkt i ri për Android, por tashmë ka filluar të rritet përdorimi edhe për këtë sistem operativ.

Sipas të dhënave të fundit nga NetApplications, shfletuesi Chrome për mobil kontrollon 4,03% të tregut të Android. Këto të dhëna janë mjaft interesante, duke marrë parasysh se Chrome është në dispozicion vetëm në versionin 4.0 dhe versionet më të reja të këtij sistemi, të cilat mund të gjenden në rreth 30% të pajisjeve Android.

Nga ana tjetër, Chrome për iOS nuk pati sukses as të përafërt si Android, edhe pse disa ditë pas prezantimit u bë aplikacioni më i popullarizuar pa pagesë.

Google Chrome në sistemin iOS përdoret vetëm nga 0,01% të përdoruesve.

Kur është fjala për numrin e përgjithshëm të pajisjeve mobile, Safari ende mbetet i paprekshëm me 61,5% të tregut, kurse shfletuesi themelor i Android është rritur në 26,1%, që është një rritje prej 16,4% për një vit.

Këtë rritje nga Android më së shumti e pagoi Opera Mini, shfletuesi i cili për një vit ra nga 20% në 7%.

Pra mund të themi se Opera Mini po e humb pjesën e tregut dhe nuk është çudi që pas një kohe të mos ekzistojë më. (PCWorld Albanian)

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>