Ja se si

Shfrytëzojeni diskun për të shtuar më tepër RAM

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
Shfrytëzojeni diskun për të shtuar më tepër RAM

RAMdiskA e ndjeni nevojën për më tepër shpejtësi të kompjuterit? Edhe nëse keni një SSD shumë të shpejt, ju ende mund të përmirësoni funksionimin e kompjuterit tuaj duke shtuar më tepër memorie dhe duke e kthyer atë në një RAM, që mund të përdoret si 70 herë më i shpejt se një disk i zakonshëm ose 20 herë më i shpejt se një SSD.

Laptop Magazine ofron udhëzime për kthimin e memories shtesë në RAM. Ju do të keni nevojë për të paktën 6 GB RAM, një sitëm prej 64-bit dhe softuerin për RAM (si për shembull RAMDisk nga DataRAM).

Testimet e performancës nga Laptop Magazine duke përdorur veglën për benchmark, CrystalDiskMark, e paraqesin RAM-in duke lexuar dhe shkruar madje edhe më shpejt se një SSD.

Në jetën reale, pas vendosjes së RAM-it, ju duhet të vëreni një rritje shumë të madhe të shpejtësisë.

Sidoqoftë, janë edhe disa mangësi në përdorimin e RAM-it për të cilat ju duhet të dini. Ashtu siç tregon PCWorld, janë disa kapacitete të kufizuara dhe memoria me qasje të 

system-info

rastësishme është po ashtu e paqëndrueshme, ku ju nuk dëshironi të ruani skedarë të rëndësishëm në të.

Një RAM do të mund të bënte edhe rritjen e kohës për hapje dhe ndalje, sepse shumica e
veglave ruajnë dhe rihapin të dhënat për t’iu shmangur humbjes së tyre kur PC-ja nuk është më në rrymë.

Ende, për ata që nuk kanë SSD, ky është një kalim më i lirë se marrja e një SSD-je të re. Dhe kombinimi i SSD-së me RAM do të çojë funksionimin e kompjuterit tuaj në një nivel tërësisht të ri.

Klikoni këtu për të parë më tepër hollësi dhe udhëzime për të kthyer një disk në RAM. (PC World Albanian)

Tags >

RAM
Lajmet e fundit>