Biznes

Shfrytëzoni komunitetin e internetit për dizajnimin e logos

Jan 4 2010
0 Shpërndarje
Shfrytëzoni komunitetin e internetit për dizajnimin e logos

Isha pak skeptik që t’i besoja komunitetit online në vend që të bazohesha në një dizajner të vetëm, por vetëm pas disa ditësh të konkursit, kam pranuar disa marrë disa punime që mund të ishin të duhurat, në mesin e gjithë atyre tentimeve. Derisa i afrohemi fundit të afatit, pres që më shumë dizajnerë të prezantojnë punimet e tyre. Konkurset e tjera që kanë paguar mbi 250$ marrin 100 ose më shumë punime; nëse nuk merrni së paku 30 punime, LogoTournament ofron rikthim të hollash.

Procesi ende bazohet në udhëzimet tuaja, si në punët tradicionale të dizajnimit. Në fillim plotësoni një pyetësor që shpjegon biznesin ose produktin. Disa shirita rrëshqitës ju ndihmojnë të vendosni se sa serioze apo lozonjare duhet të jetë logoja, sa e qetë apo e zhurmshme duhet të duket logoja juaj.

Dizajnerët ngarkojnë punimet e tyre dhe ju kategorizoni rezultatin dhe ofroni udhëzime të mëtutjeshme. Çdokush e sheh këtë proces, kështu që nëse dikush është gabim për kërkesat tuaja, të tjerët do të kenë kujdes të mos gabojnë aty. Është mjaft interaktive, derisa mbetet ende e thjeshtë.

Në fund të konkursit, ju zgjidhni fituesin. Ai person ngarkon një skedar EPS, që mund të përdoret për letra zyrtare, web dizajn ose çfarëdo përdorimi. Pasi ta keni aprovuar, LogoTournament transferon çmimin fitues, i cili është mbajtur në mirëbesim, minus 15 për qind tarifë shërbimesh.
Procesi dhe kostoja e ulët është mjaft e përshtatshme për biznese të vogla dhe fillestare. Por kompanitë me madhësi mesatare mund të përfitojnë nga idetë gjithashtu, edhe nëse do të mund të paguanin një dizajner të dedikuar.

Lajmet e fundit>