Analiza

Shfrytëzuesit e iPhone, më të prirurit për të dhëna

May 31 2012
0 Shpërndarje
Shfrytëzuesit e iPhone, më të prirurit për të dhëna

Sipas një raporti të ri nga ndërmarrja hulumtuese Analysys Mason, që hulumton trendet e smartfonëve dhe përdorimin e të dhënave nga shfrytëzuesit e pajisjeve mobile, thuhet se shfrytëzuesit e iPhone të Apple përdorin më shumë të dhëna sesa shfrytëzuesit e Black Berry, Windows Phone apo shfrytëzuesit e pajisjeve që operojnë me sistemin operativ Android. Shfrytëzuesit e iPhone llogariten si top përdoruesit e të dhënave. 

Mesatarisht, shfrytëzuesit e smartfonëve të cilët u radhitën në mesin e 70 përqindëshit sa i përket përdorimit të të dhënave, është iPhone ai që kryeson. Në fakt, shfrytëzuesit e smartfonit të Apple paraqiten më tepër se tre herë më shpesh se sa përdoruesit e smartfonëve HTC me Android, që paraqet një gjë mbresëlënëse kur merret parasysh natyra e hapur e platformës Android dhe mundësia e tij për të dërguar dhe marrë të dhëna më shpesh se sa smartfoni kundërshtar. 

Gjithashtu, shumë pajisje me Android tani e kanë të mundësuar teknologjinë 4G, diçka që Apple e ofron vetëm për përdoruesit e iPadit të ri në Shtetet e Bashkuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>