Biznes

Shifrat përtej blerjes së Nokia-s nga Microsoft-i

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Shifrat përtej blerjes së Nokia-s nga Microsoft-i

Shifra e plotë e blerjes së Nokia-s nga Microsoft ishte 7.2 miliardë $, por brenda saj ka shumë shifra të tjera që përbënin transaksionin. Më poshtë po ju paraqesim një përmbledhje.

* Microsoft-i shpenzoi 7.2 miliardë $ për blerjen e biznesit qendror të Nokia-s.

* Prej tyre, 5 miliardë $ i takojnë biznesit të pajisjeve Nokia.

* Pjesa tjetër prej 2.18 miliardë $ do të shpenzohet për licencimin e pronës intelektuale të Nokia-s.

* Portofoli i patentave të Nokia-s përfshin rreth 8500 patenta dizajni.

* Po ashtu, përfshin edhe rreth 30 000 patenta “të dobishme” (term i përdorur për patentat që sjellin përfitime dhe ia vlejnë të përdoren) si dhe aplikime për patenta.

* Rreth 32 000 punonjës të Nokia-s do të transferohen nën drejtimin e Microsoft-it.

* Rreth 18 000 prej tyre përfshihen direkt në procesin e prodhimit.

* Megjithatë, 56 000 punonjës të Nokia-s do të vazhdojnë të jenë pjesë e kompanisë pasi të përfundohet marrëveshja.

* Me 8.7 milionë pajisje të dërguara për shitje, Windows Phone ka aktualisht 3.7% të tregut të smartfonëve në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas IDC.

* Windows Phone ka përqindje më të madhe se 10 në nëntë tregje, sipas Microsoft-it.

* Windows Phone i ka tejkaluar shitjet e BlackBerry-t në 34 shtete – sërish sipas Microsoft-it.

* Nokia kishte 81.6% të të gjithë pajisjeve me Windows Phone që u dërguan për shitje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013.

* Para marrëveshjes së blerjes, Microsoft-i fitonte më pak se 10 $ për çdo pajisje të shitur me Windows Phone.

* Pritet që pas blerjes, shifra e përfitimit të shkojë në mbi 40 $.

* Tregu i Nokia-s (smartfonët) në vitin 2007 ishte 49.4%.

* Në vjeshtën e vitit 2012, kjo shifër ishte 4.3%. (PCWorld Albanian)

Microkia

Lajmet e fundit>