Ja se si

Shihni se çfarë versioni të sistemit Ubuntu keni

Feb 13 2011
0 Shpërndarje
Shihni se çfarë versioni të sistemit Ubuntu keni

Më poshtë mund të shihni disa.

Rruga më e thjeshtë për të parë emrin e shifruar është që të hapet Ubuntu menu  –> System –> About Ubuntu. Dritarja hapëse do të tregojë numrin e versionit që përdorni, që është zakonisht i mjaftueshëm për fillestarët.

Duke përdorur rreshtin komandues

Për të përdorur njërën nga rrugët për të identifikuar versionit e sistemit Ubuntu, ju duhet të hapni Terminalin (shkoni në menynë kryesore në Ubuntu–> Accessories –> Terminal) dhe shkruani:

cat /etc/issue

ose

cat /etc/issue.net

Kjo do të tregojë numrin e versionit të sistemit Ubuntu, por pa emrin e shifruar.

Ubuntu 10.04.1 LTS

Një urdhër tjetër për qëllimin e njëjtë është:

lsb_release -a

Ja një mostër e paraqitur:

Distributor ID:  Ubuntu
Description:     Ubuntu 10.04.1 LTS
Release:         10.04
Codename:     lucid

Kjo tregon informacionin e plotë rreth versionit të Ubuntu-s që ju përdorni në kompjuterin tuaj, duke përfshirë edhe emrin e shifruar dhe numrin e lëshimit.

Një urdhër më shumë:

cat /etc/lsb-release

Rezultati:

DISTRIB_ID=Ubuntu
DISTRIB_RELEASE=10.04
DISTRIB_CODENAME=lucid
DISTRIB_DESCRIPTION=”Ubuntu 10.04.1 LTS”

Ubuntu është i mbështetur në bazën koduese të llojit Debian, kështu që ju duhet të dini se çfarë shtrirje ka Debian nën sistemin tuaj Ubuntu:

/etc/debian_version

Në shumicën e rasteve, rezultati do të jetë si vijon:

squeeze/sid

Kjo nënkupton që Ubuntu është i mbështetur në një degë të paqëndrueshme të Debian-it.

Gjeni se çfarë versioni të bërthamës Linux ka sistemi juaj Ubuntu:

Për të marrë këtë informacion, shtypni urdhrin e paraqitur më poshtë që vlen jo vetëm për Ubuntu, por edhe në ndonjë lloj tjetër Linux:

uname -a

Rezultati sipas një shembulli:

Linux artemn-laptop 2.6.32-24-generic #38-Ubuntu SMP Mon Jul 5 09:22:14 UTC 2010 i686 GNU/Linux./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>