Lajmet

Shijoni pamjet e stadiumeve të Kupës së Botës në Brazil me Google Street View

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
Shijoni pamjet e stadiumeve të Kupës së Botës në Brazil me Google Street View

brazil-stadium-840x420Jo çdokush do ta ketë rastin që nga afër t’i ndjekë ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit në Brazil. Google Street View tani ju afron vendndodhjetb e stadiumeve, ku do të mbahen ndeshjet e Kupës së Botës. Google Maps ju çon tek 12 stadiumet e po ashtu edhe përreth shtetit me artin e vet të shkëlqyer të rrugëve.

Bota do ta shikojë fishkëllimën e parë më 13 qershor dhe kjo do t’i japë Google Maps një mundësi të shkëlqyer që të marrë edhe më tepër audiencë. Bëjeni një udhëtim tek 12 stadiumet në 12 qytetet në të cilat do të mbahet Kupa e Botës. Kampionati do të fillojë nga Arena de Sao Paulo dhe do të përfundojë në Estádio do Maracana, në Rio de Janeiro.

Google-Maps-BrazilGoogle Street View ju çon përreth Brazilit dhe përgjatë rrugëve të ngjyrosura me ngjyra të ndryshme. Arti i rrugës është unik në Brazil dhe është një mënyrë se si brazilianët e shfaqin dashurinë e tyre për lojën çdo katër vite. Me Street View, e tëra bota e ka rastin ta shohë këtë traditë. Google thotë po ashtu që imazhet nga vendet e tjera në Brazil janë në dispozicion në Google Street View.

Mund të shikoni Iguaçu National Park and St. Michael of the Missions on the Brazil Highlights. Google ka shfaqur gjëra të tjera karakteristike latine, ku fotografitë e reja vijnë nga Peruja, Kili, Kolumbia dhe Meksika. Këto pamje nga Street View mund të ju ndihmojnë që ta keni një perspektivë shtesë rreth ngjarjeve sportive në këtë kampionat futbolli. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>