Vëzhgim

Shikim prapa: 25 vjetori i MAC

Feb 19 2009
0 Shpërndarje
Shikim prapa: 25 vjetori i MAC

altJanari shënon 25 vjet që kur Apple i paraqiti botës miun dhe ndërfaqen grafike të kompjuterit të bazuar në dritare. Për një shikim më të gjerë të historisë së MAC shikoni find.pcworld.com/61963.
24 Janar 1984: Paraqitja e Macintosh. Revolucionari Macintosh 128kb, 8MHz shtron rrugën për dy dekadat e ardhshme të Apple.
20 shtator 1989: Macintosh i lëvizshëm. Megjithëse është larg përsosmërisë, Macintosh Portable më në fund bën MAC të lëvizshëm.
19 janar 1990: Hapur për biznes. Editori i falshëm i imazheve i Adobe paraqitet ekskluzivisht në MAC. Më vonë Photoshop migron drejt Windows, në vitin 1992.
15 gusht 1998: Shfaqet iMAC dhe rishkruan versionin Book të MAC. Paraqet porte USB, nuk ka floppy drive dhe ka një dizajn të ri inovativ. iMAC i parë bën që të ngrihen valë të mëdha në treg.
21 korrik 1999: iBook pret telat me AirPort, në kasën plot ngjyra të iBook. Apple fillon revolucionin e wireless networking.
19 shkurt 2001: Super CD-ja hidhet në sulm. I pari CD-DVD combo drive paraqitet me Power MAC G4.
24 mars 2001: X shënon kohën e vet. Apple fillon kalimin e tij drejt MAC OS X, i bazuar në Unix, me një ndërfaq    e tepër të bukur.
23 tetor 2001: iPod shkund botën e muzikës. Për iPod dyshuesit pyesin: Kush do dojë diçka të tillë? Përgjigja: Gjithkush!
10 janar 2006: Bëhet qameti! Apple adopton Intel. Apple braktis procesorët Motorola dhe IBM të përdorur në të shkuarën dhe njofton adoptimin e procesorëve Intel.
5 prill 2006: Trajnim i thjeshtë. Apple shpalos Boot Camp, një teknologji që lejon makinat e MAC me procesor Intel të përdorin Windows.
15 janar 2008: Më i lehtë se ajri dhe shumë më i shtrenjtë. Peshon më pak se 1.5 kg dhe është pak më shumë se 2 cm i trashë. MAC Book, Air bëhet laptopi më i lehtë dhe i hollë i MAC.

Lajmet e fundit>