Analiza

Shikimi i gjatë i televizionit mund të rrezikojë zemrën e fëmijëve

Apr 22 2011
0 Shpërndarje
Shikimi i gjatë i televizionit mund të rrezikojë zemrën e fëmijëve

Në studim, gjashtë deri shatë vjeçarët, që rregullisht morën pjesë në aktivitete fizike kanë arteriet retinale për 2.2 mikrometra më të gjera, në krahasim me ata fëmijë që kanë pak aktivizim.

“Ne kemi gjetur që fëmijët me një nivel të lartë të aktivitetit fizik kishin një profil më të dobishëm mikrovaskular, në krahasim me ata me nivelet më të ulëta të aktiviteteve fizike,” tha udhëheqësja dhe kërkuesja në Qendrën për Rikërkim Visionar në Universitetin e Sidneit, Bamini Gopinath.

“Kjo tregon që faktroët e stilit jo të shëndetshëm të jetës mund të ndikojnë në mikroqarkullimin e hershëm në jetë dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionin e lartë, më vonë gjatë jetës,” tha ajo.

Studimi përfshiu 1,492 fëmijë në 34 shkolla fillore në Sidnej të Australisë. Prindërit u përgjigjën në një pyetësorë me 193 çështje, duke ofruar numrin e orëve të kaluara në çdo javë në aktivitete fizike brenda dhe jashtështëpiake dhe aktivitetet që kryhen duke qenë ulur si shikimi i televizionit, video lojërat, koha e leximit apo e kompjuterit.

Sipas vlerave mesatare, fëmijët kaluan 1.9 gjatë ditës duke shikuar në ekran dhe 36 minuta në ditë në veprimtaritë e përgjithshme fizike. Fëmijët e nivelit më të lartë të veprimtarisë fizike për vetëm një orë ose më shumë kishin mesatarisht kalibër më të gjerë retinor se ata që kalojnë më pak se gjysmë ore gjatë ditës.

Rritja e kohës pranë ekranit ishte lidhur me ngushtim të diametrit të arterieve retinale, pas rregullimeve të bëra për moshën, gjininë, kombësinë, ngjyrën e irisit, gjatësinë e bebëzes së syrit, masën e trupit, shtypjen e gjakut dhe peshën e lindjes.

“Koha e tepruar pranë ekranit drejton në aktivitet më të vogël fizik, zakone më të pashëndetshme për dieta dhe fitim të peshës,” tha ajo.

“Zëvendësimi i një ore në ditë të qëndrimit pranë ekranit me veprimtari fizike mund të ishte efektive në mbushjen e efikasitetit te veprimet që kryhen ulur në mikrovaskulaturën retinale tek fëmijët. Loja e lirë duhet të reklamohet dhe shkollat duhet të kenë dy orë në javë të detyrueshme në aktivitet fizik për fëmijët,” shtoi më tej ajo.

Studimi është publikuar në Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology: Gazetë e Shoqatës Amerikane për Zemër./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>