Lajmet

Shikoni historitë e Facebook edhe përmes Messenger.com

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Ndryshe nga Messenger në Android dhe iOS, në versionin ueb duhet të kërkoni profilin e një përdoruesit për të parë nëse kanë publikuar një histori. Shikoni historitë e Facebook edhe përmes Messenger.com Photo Source: Facebook

Muajin e kaluar Facebook vijoi me lançimin e historive në aplikacionin Messenger. Ndërsa shumë prej nesh kanë kthyer vëmendjen nga aplikacionet iOS dhe Android, kompania e medias sociale e ka shtuar këtë veçori edhe në Messenger.com, versionin në ueb të aplikacionit.

Eksperienca nga Messenger.com është disi ndryshe nga aplikacionet mobile. Ndryshe nga Messenger në Android dhe iOS, në versionin ueb duhet të kërkoni profilin e një përdoruesit për të parë nëse kanë publikuar një histori.

TË NGJASHME >

Si dhe ueb aplikacioni nuk ju lejon publikimin e historive vetëm shikimin e tyre. Gjithashtu përdoruesit do të marrin ftesa për të parë historinë e dikujt brenda kutisë së komunikimit, dhe nëse e klikoni, përmbajtja do të shfaqet e theksuar si në aplikacion mobil.

Nuk është një çudi që Facebook nuk lejon publikimin nga Messenger.com, kjo sepse fleksibiliteti i ofruar nga një telefon apo tablet është disaherë më i lartë nga një kompjuter desktop. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>