Softuer

Shikoni me para filma të gjatë në YouTube

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
Shikoni me para filma të gjatë në YouTube

YouTube ka filluar të eksperimentojë me qira dhënie të filmave të stilit paguaj-për-të-shikuar (pay-per-view, duke ofruar filma të metrazhit të gjatë me një çmim prej 1.99 dollarë.

Ky është një çmim standard industrial për një treg që është bërë konkurrues me Netflix, iTunes, Amazon, Sony dhe Microsoft, në mesin e shumë kompanive tjera që ofrojnë shërbime të ngjashme.

Një URL e re në YouTube, youtube.com/store ishte zbuluar nga PC World, ku tituj si Reservoir Dogs, Precious, dhe Saw ofroheshin për çmime prej 1.99 dollarë ose 3.99 dollarë (paraqitje të reja).

Përdoruesit mund të paguajë për qiranë e tyre përmes Google Checkout. Në momentin që autorizohet pagesa, lëshimi i filmit mund të fillojë dhe prej atij momenti ai mund të shikohet deri 24 orë pas pagesës.

Kjo është një zonë interesante ku YouTube i ka vënë synim vetes që të fundit. Faqja online për shkëmbim të videove është vend i përkryer për shkëmbin e klipeve të gjata dhe përmbajtjeve qesharake të krijuara nga përdoruesit, por ideja që dikush të paguajë për të shikuar video në YouTube as që vie në shprehje.

YouTube ende nuk ka paralajmëruar zyrtarisht këtë shërbim.

Lajmet e fundit>